Lady Gaga ka ndezur thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e parë pasi mori pjesë në dasmën e motrës së saj në Maine gjatë fundjavës.
Superylli i muzikës pop, 38 vjeçe, u pa me barkun e rrumbullakosur në ditën speciale të motrës. Gaga kishte veshur një fustan të zi, i cili rrinte pas trupit, ndërsa syrit të publikut nuk iu ka shpëtuar barku i rrumbullakosur i këngëtares.
Megjithatë një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e këngëtares.
Kujtojmë që dy muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se Gaga i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me Michael Polanskyn.
Sipas mediave të huaja Gaga është zyrtarisht e fejuar. Artistja u pa duke shëtitur nëpër West Hollywood duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gishtin e saj të majtë të unazës. Kjo mjaftoi për të nxitur thashethemet për një fejesë të mundshme zyrtare me Michael Polansky, me të cilin ajo është në lidhje që nga viti 2019.
Për momentin, Lady Gaga nuk ka thënë asgjë për unazën e saj të re apo nëse ka bërë një ndryshim në këtë marrëdhënie.