Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Meksika zgjedh presidenten e parë grua

Bota  |  03.06.2024 Ora 16:49   
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike.

Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës tha se sipas rezultateve paraprake, ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi rreth 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Në këtë mënyrë, ajo mposhti rivalen e saj kryesore, biznesmenen Xóchitl Gálvez Xóchitl Gálvez.Sheinbaum do të zëvendësojë presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 Tetor.

Gjatë fushatës, Sheinbaum ka premtuar vazhdimësi duke thënë se ajo do të ndërtojë mbi përparimet e bëra nga ana e Lopez Obrador.

Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve:
Unë nuk do t’ju zhgënjej. Mbështetësit e saj po festojnë në Zócalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexohet “Claudia Sheinbaum, presidente”.

Në vitin 2018 ajo u bë kryetarja e parë femër e qytetit të Meksikos, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për president.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing