Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez, ka pohuar se dëshiron të bëhet mama së shpejti.
Edhe përpara se të krijonte një romancë me producentin Benny Blanco, Selena Gomez e kishte menduar të krijonte një familje.
Ylli i filmit “The Only Murders in the Building” ka zbuluar se kishte planifikuar të adoptonte një fëmijë vetë nëse nuk do të gjente partnerin e duhur deri në moshën 35-vjeçare.
Nuk dihet nëse këngëtarja do ta bëjë dëshirën e saj për birësim realitet tani që në jetën e saj është 36-vjeçari.
“Unë isha vetëm për pesë vite dhe u mësova shumë me këtë fakt. Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit vetëm dhe unë ndoshta e kam torturuar veten në kokën time për dy vjet vetëm, dhe më pas e pranova disi. Më pas bëra një plan, që ishte që do ta adoptoja në moshën 35 vjeçare edhe nëse nuk do të kisha takuar askënd,“-tha ajo.
Ndërkohë, partneri i saj në një intervistë la të kuptohet se është në qëllimin e tij krijimi i një familje duke lënë të kuptohet se romanca me këngëtaren nuk është thjesht dhe vetëm një aventurë, por një marrëdhënie serioze.
Selena Gomez dhe Banny Blanco nisën romancën e tyre në fillim të dhjetorit të 2023 dhe më pas e bënë publike në rrjetet sociale ku këngëtarja postoi një unazë të cilën ai ja kishte bërë dhuratë.