Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza

Të Tjera  |  31.05.2024 Ora 17:02   
Gjykata e New York-ut ka shpallur fajtor ish-presidentin Donald Trump për 34 akuza.

Për herë të parë në histori një ish-President dënohet për një vepër penale.

Ai është cilësuar fajtor ndër akuzat e shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe për të fshehjen e një pagese të bëre ndaj ish-yllit porno Stormy Daniels.

Ai pagoi nëpërmjet avokatit të tij, ish-aktoren për të mbajtur të fshehur takimin dhe njohjen mes tyre. Pagesa cilësohet krim në çastin që Trump mori detyrën e presidentit.
Pasi deklaroi si shpenzim për avokatin pagesën e bërë, duke shkelur ligjin e financimit të fushatës.

Vendimi u mor nga një juri në gjykatën e New York-ut, dy ditë pas përfundimit të procesit.

Ish-Presidenti nuk ka precedentë penale, ndaj tani ka pak gjasa që ai të burgoset pas këtij vendimi.

Dënimi që do të vendoset nga gjyqtari do të zbatohet jo më vonë se muaji korrik pasi ish-Presidenti është i pandehur edhe në disa çështje të tjera penale.

Sipas procedurës, tani ai do të merret në pyetje nga shërbimi i provës i cili harton një raport për rastin.

Ivanka, vajza e tij i shkruan në rrjete sociale: “Babi të dua”, kurse administrata e Biden deklaron se Gjykata e New York-ut ka dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing