Shumë fansa po e dëgjojnë Lionel Messin të flasë anglisht për herë të parë pasi ai iu bashkua aktorëve të Hollivudit, Will Smith dhe Martin Lawrence, në promovimin e filmit të ardhshëm “Bad Boys”.
Fituesi i ‘Topit të Artë’, i cili nënshkroi një kontratë shumë milionë dollarësh me skuadrën e MLS, Inter Miami verën e kaluar, është shfaqur në një sërë reklamash gjatë viteve.
Në fakt, ai së fundmi bëri debutimin e tij komercial në ‘Super Bowl’, duke luajtur në një nga reklamat më të mëdha të vitit së bashku me yllin e “Ted Lasso”, Jason Sudeikis dhe ikonën e NFL, Dan Marino./Telegrafi
Paraqitja e tij e fundit së bashku me dyshen e “Bad Boys”, Will Smith dhe Martin Lawrence, tashmë u bë virale gjithandej.
Mund të jetë një nga të paktët herë që Messi ka folur publikisht anglisht.