Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re tashmë të zhdukur, ka vendosur një rekord botëror pasi u shit për 46,521,50 dollarë në një ankand.
Penda, që fillimisht pritej të kapte vlerën deri në 3,000 dollarë, theu rekordin e mëparshëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450 për qind, u tha nga shtëpia e ankandeve Webb, transmeton Telegrafi.
Zogu huia ishte i shenjtë për popullin Maori. Puplat e tyre shpesh mbaheshin në kokë nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.
Shfaqja e tij e fundit e konfirmuar ishte në vitin 1907, por pamjet e pakonfirmuara u raportuan për njëzet deri në tridhjetë vjet pas kësaj, sipas muzeut të Zelandës së Re.
Huia ishte një zog i vogël në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit.
Penda e shitur të hënën ishte “në gjendje të mrekullueshme”, tha Leah Morris, shefja e arteve dekorative në shtëpinë e ankandeve Webb.
“Ajo ka ende shkëlqimin e saj shumë të dallueshëm dhe nuk ka pasur dëmtime nga insektet”, shtoi ajo për BBC.