Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dani Alves hap kompaninë e tij

Të Tjera  |  20.05.2024 Ora 17:05   
Pasi kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të Barcelonës, Dani Alves u lirua më datë 25 mars të këtij viti pasi pagoi një shumë të majme për të mos e kryer pas hekurave dënimin me katër vite e gjysmë.

Brazilianit, tashmë i liruar me kusht i duhet të qëndrojë në Barcelonë dhe çdo javë të paraqitet pranë gjykatës.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti i famshëm ka nisur edhe aktivitetet pas periudhës së vështirë teksa ka hapur një kompani me qendër në Barcelonë.

Kjo kompani që mban emrin “OQP Sport&Management”, me investim fillestar prej 30.000 eurosh do të përfaqësojë të drejtat e imazhit të atletëve në mbarë botën.

Kjo nuk është iniciativa e parë në botën e biznesit nga Dani Alves duke qenë se ai ka themeluar edhe “Flashforward Group”, një kompani që përfaqëson futbollistet femra.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing