Supermodelja Bella Hadid ka vendosur të tërhiqet nga karriera e saj magjepsëse dhe të bëjë një jetë të re në Teksas së bashku me partnerin e saj, Adan Banuelo.
Pavarësisht se ka një rrugë të suksesshme në botën e modës, ajo së fundmi ka bërë një hap jozyrtar prapa për t’u fokusuar në shëndetin e saj mendor dhe fizik.
Ajo tha në një intervistë: “Pas 10 vitesh modelim, kuptova se po investoja kaq shumë energji, dashuri dhe përpjekje për diçka që nuk po më kthente domosdoshmërisht gjithë këtë”.
Vendimi i Hadid për t’i dhënë përparësi shëndetit të saj mendor dhe fizik vjen pasi luftoi në heshtje me sëmundjen ‘Lyme’ dhe çështje të tjera shëndetësore gjatë vitit të kaluar.
Modelja e quajti “kohën më të mirë” këtë fazë të re të jetës së saj, e cila e gjen më pranë miqve dhe familjes së saj, duke shtuar se nuk ndihet sikur duhet të bëjë përpjekje “të mëdha” për të dalë.
Edhe në ditët kur nuk ndihet aq mirë, Bella pohon se të qenurit në një situatë ku mund të zgjedhë veshjet e përditshme dhe kohën që dëshiron të kalojë në internet është diçka jashtëzakonisht unike për të.
“Për herë të parë tani nuk mbaj maskë. Nëse nuk ndihem mirë, nuk do të shkoj. Nëse nuk ndihem mirë, marr kohë për veten time. Dhe kurrë nuk kam pasur rastin ta bëj apo ta them këtë më parë.”