Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse Kim Kardashian i mbulon shpesh sytë me flokët e saj?

Të Tjera  |  13.05.2024 Ora 16:46   
Ylli i famshëm, sipërmarrësja, mbretëresha e reality TV dhe show bizit, Kim Kardashian, është sërish në qendër të vëmendjes.

Fansat e saj por edhe paparacët e ndjekin nga afër çdo lëvizje të saj.

Kohët e fundit, publiku ishte i shqetësuar për belin e saj tepër të hollë, dhe kjo falë korseve që ajo pëlqen të mbajë.

Këtë herë fansat vunë re një gjë të pazakonshme në fytyrën e saj. Ata dyshojnë se ylli ka problem me sytë, duke qenë se së fundmi gjithnjë e më shpesh po i mbulon me tufë flokësh.

Në rrjetet sociale po përhapen teoritë se Kim Kardashian ka të ashtuquajturat qepalla të rëna, më saktë se sytë e saj janë jashtë proporcionit. Dhe kur i shikoni pak më nga afër sytë e saj, mund të vini re se si njëri sy i saj është ngushtuar në krahasim me tjetrin, transmeton Telegrafi.

Infermierja Carolyn Clark beson se nëna e katër fëmijëve vuan nga ptoza (rënia e qepallave) si pasojë e injektimeve të botoksit.
Kur bëhet fjalë për mjekësinë estetike, ptoza lidhet ekskluzivisht me injeksione kundër rrudhave që vendosen në zonën e gabuar. Kjo çon në dobësi të muskujve dhe në një qepallë të varur – ashtu siç shihet te Kim, spekulon infermierja, raporton The Sun.

Ptoza është diçka e bezdisshme që mund të ndodhë me botoks… Është e rrallë, por ndodh. Kjo ndodh kur botoksi injektohet paksa më poshtë në pjesën e përparme ose në muskulin e qepallës dhe kapaku bie. Fatmirësisht nuk zgjat përgjithmonë, largohet kur zhduket botoksi”, shpjegoi infermierja.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing