Tom Cruise dhe vajza e tij Suri Cruise duket se nuk ndajnë më asnjë lidhje. Lidhja e fundit e supozuar mes tyre ishte emri i lindjes, i cili tashmë duket se është ndryshuar nga ajo.
Ndryshimi u vu re në kastin e performancës së saj të Head Over Heels në Nju-Jork. Në listë, vajza e Katie Homes – e cila ka mbushur 18 vjeç – u rendit si Suri Noelle, emri i dytë i nënës së saj. Ndryshimi i emrit sinjalizon një përçarje gjithnjë në rritje mes dyshes babë-bijë.
Tom dhe Suri nuk kanë patur një marrëdhënie prej vitesh dhe duket se një prej shkaqeve ka qenë edhe vendimi i nënës së saj për të qëndruar larg fesë së diskutueshme të aktorit të famshëm.
Në vitin 2022, Katie foli për ndjenjën e fortë të identitetit të Surit.
“Unë e dua shumë atë. Qëllimi im më i madh ka qenë gjithmonë ta ushqej atë në individualitetin e saj. Për t’u siguruar që ajo është 100 për qind vetvetja dhe e fortë, e sigurt dhe e aftë dhe ta njohin atë.”