Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Spanja kufizon alkoolin, kush shkel rregullat do të gjobitet nga 500 deri në 1500 euro

Bota  |  13.05.2024 Ora 9:41   

Nga kjo e shtunë, festat e shfrenuara dhe pushimet e mbushura me alkool në ishujt Ishujt Balearik të Spanjës nuk do të jenë më si parë.

Hyri në fuqi vendimi për ndalimin e pijeve alkoolike në rrugë dhe kufizimi i varkave festive.

Qeveria njoftoi se ashpërsimi ligjit të miratuar në vitin 2020 do të zbatohet për pikat e nxehta turistike duke përfshirë Playa de Palma, Magaluf në Majorca dhe Sant Antoni në Ibiza.

Personat e kapur duke pirë jashtë zonave të autorizuara do të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro, ndërsa masat ndaj turistëve të huaj do të raportohen në ambasadat përkatëse. Gjithashtu urdhri ndalon dyqanet të shesin alkool pas orës 21:30 deri në 08.00.
Sipas rregullave të reja, anijet që organizojnë party e kanë të ndaluar të afrohen më shumë se 1 milje në breg, dhe njësojë si më parë nuk lejohen as të zbresin apo marrin pasagjerë.

Zyrtarët vlerësuan se masat do të frenojë sjelljen anti-sociale dhe do të ndryshojnë modelin e turizmit në ato destinacione.
Ishujt Balearik të Spanjës ishin të parët në Evropë që në 2020 kufizuan alkoolin në zona të caktuara, por disa vendas u ankuan do të dëmtoheshin bizneset.

Megjithatë autoritetet kanë paralajmëruar se një komision për “Promovimin e Qytetërimit në Zonat Turistike” do të zgjerohet për tu fokusuar në vende si Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar, turistët e të cilave konsiderohen si më problematikë.



 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing