Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në 'Met Gala 2024' ishte edhe Mira Murati, drejtoresha Teknike e OpenAI

Të Tjera  |  10.05.2024 Ora 16:03   
Ndërsa shumë yje të njohura shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa janë përfolur gjithmonë për paraqitjet e tyre në Met Gala, ky vit shënoi edhe pjesëmarrjen e një tjetër shqiptareje me famë ndërkombëtare, Mira Murati, duke u shndërruar në një simbol dinamik të teknologjisë dhe modës në skenën botërore.

Në mbrëmjen glamuroze të Met Gala 2024, Mira Murati, Drejtoresha Teknike e OpenAI, u shfaq me një fustan të jashtëzakonshëm nga koleksionet e vjetra të “Christian Dior”.

Fustani “Athena” i vitit 1951, një kryevepër e dizajnuar nga vetë Monsieur Dior, u zgjodh personalisht nga Murati për të reflektuar ndërthurjen e saj të traditës me inovacionin – një festë e kulturës së përjetshme së ‘haute couture’ me një ndjesi teknologjike të zgjuar.

OpenAI, ku Murati luan një rol kyç si CTO, në fakt ka bashkëpunuar me Muzuen Metropolitan të Artit në New York (vendi ku edhe mbahet Met Gala) për të sjellë inovacionin e AI në ekspozitën e Institutit të Kostumit për këtë pranverë me temë “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion”.
Ata kanë krijuar një chatbot të personalizuar, i ndërtuar mbi bazën e GPT-4, që imiton një bisedë me Natalie Potter. Vizitorët do të kenë mundësinë të interagojnë me historinë e saj përmes tekstit, ndërsa shohin fustanin e saj të dasmës sirenë prej sateni në ekspozitë.

Në gala, Murati shkëlqeu në fustanin “Athena” të Haute Couture F/W 1951 në një ngjyrë “shocking pink”, të cilin e kishte blerë nga Tab Vintage. Fustani u stilua nga Turner Turner dhe pati ndërhyrje stilistike nga Carol Ai studio, ndërsa për bizhuteritë zgjodhi shtëpinë e njohur Tiffanyandco.

Kostumi i saj ishte një tribut për koleksionin e Dior të vitit 1951, i njohur si “Ligne Longue” (Linja e Gjatë). Kjo paraqiste një evolucion në punën e Dior, i frymëzuar nga Greqia e Lashtë dhe madje bëri fotosesionin editorial për këtë koleksion në Akropol.

Në biografinë e tij, Dior shkruan se koleksioni “Long line” ishte i preferuari i tij, duke sjellë një siluetë me proporcione të reja, nga kapelet deri te këpucët, duke përqendruar vëmendjen në bustin e drapuar nga i cili linjat divergjente të qepjeve ose të dartave nxirrnin trupin në një elegancë dhe fortesë maksimale.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing