Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të mërkurën ka hequr dorë nga titulli si adoleshentja më e bukur e SHBA-së, “Miss Teen USA”, UmaSofia Srivastara, duke thënë se vlerat e saj personale nuk përputhen me rregullat e drejtuesve të spektaklit, raporton CNN.
“Pasi kalova muaj duke u përballur me marrjen e këtij vendimi, kam vendosur të heq dorë nga titulli 'Miss Teen USA 2023'. Mezi po pres të shijoj mbarimin e klasës së 11-të në shkollën 'National Honor Society' dhe të filloj procesin e aplikimit për në kolegj, duke e ditur se karriera ime akademike është e definuar vetëm nga të punuarit shumë e me zell”, ka shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
Ky vendim i saj ngjalli spekulime në opinion pasi vjen vetëm ditë pasi Miss SHBA-ja, hoqi dorë nga kurora.
Noelia Voigt, që fitoi garën në shtator të vitit të shkuar, ka thënë se beson se ky vendim ishte më i miri për të dhe shëndetin e saj.