Noelia Voigt e cila u kurorëzua si Miss SHBA vitin e kaluar, vendosi të hiqte dorë nga titulli, duke i habitur të gjithë me vendimin e saj.
Modelja e famshme, e cila fitoi konkursin vjetor shtatorin e kaluar, hoqi dorë nga titulli duke përmendur arsyet e “shëndetit mendor”.
Siç ka shkruar në Instagram, ajo beson në marrjen e vendimeve “që janë më të mirat për shëndetin tuaj mendor”.
“Në jetë, e vlerësoj vërtet rëndësinë e marrjes së vendimeve që janë më të mirat për ju dhe shëndetin tuaj mendor. Si individë, ne rritemi duke përjetuar gjëra të ndryshme në jetë që na bëjnë të mësojmë më shumë për veten tonë. Udhëtimi im si Miss USA ishte jashtëzakonisht domethënës, duke përfaqësuar Utah me krenari dhe më vonë SHBA si Miss Univers. “Fatkeqësisht, kam marrë vendimin shumë të vështirë për të hequr dorë nga titulli i Miss USA 2023”.
24-vjeçarja venezuelano-amerikane, nga Utah, tha se shpreson të “vazhdojë të frymëzojë të tjerët” ndërsa fillon “një kapitull të ri” në jetën e saj.
Ndërsa, Organizata deklaroi se po rishikonte vazhdimësinë e titullit. Savannah Gankievicz nga Hawaii doli e dyta pas Voigt në konkursin e vitit të kaluar.