Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jennifer Lopez sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’

Të Tjera  |  07.05.2024 Ora 17:53   
Esteti i Jennifer Lopez ka konfirmuar se në muajt në vijim duhet të kërkoni në sallonin tuaj manikyrin francez të tejdukshëm të këngëtares

Edhe pse ishte veshur si yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj!

Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur dhe tonet e forta dimërore për thonjtë e duarve dhe të këmbëve, Lopez dhe estetisti i shumë personazheve të famshme, Tom Bachick, janë gati që të sjellin një version të ri të manikyrit french që me sa duket do të bëjë namin këtë sezon.

Por, ndryshimi këtë herë është te pjesa transparente e frenchit të famshëm, në dallim nga e bardha apo ndonjë nuancë tjetër pastel. Interpretimet mund të jenë të shumta dhe nuk është çudi që ky manikyr klasik dhe elegant t’ju përshtatet të gjithave, pavarësisht llojit të thonjve.

Duket se mundësitë janë të pafundme kur bëhet fjalë për manikyrin francez. Për më tepër, për premierën e Atlas, filmit që Jennifer Lopez do të publikojë në Netflix në maj, manikyristi i saj ka krijuar një version të ri që ndoshta nuk e keni parë deri më tani.

Ka diçka të pastër dhe pëlqyeshme në këtë model të ri të thonjve french, që vetëm Jennifer Lopez di se si t’i sjellë për të frymëzuar shumë vajza të tjera për manikyrin ideal të këtij sezoni.
Ky version i ri i manikyrit mund të realizohet nga ai i pastri, tek tonet verore, ngjyrat pastel apo ari dhe argjendi.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing