Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Krijuesi i Baby Reindeer nuk i lejon prindërit që ta shikojnë serinë

Film  |  07.05.2024 Ora 17:31   
Krijuesi, Baby Reindeer, Richard Gadd, ka zbuluar që ua ka ndaluar prindërve të tij që ta shikojë serinë në fjalë.
Gaddi e shkroi këtë projekt bazuar kryesisht në përvojat e tij ku ishte përndjekur për disa vite nga një grua me probleme mendore, si dhe ishte përdhunuar nga një producent.
Kjo shfaqje televizive që doli muajin e kaluar e ka pushtuar Netflixin, pasi ka grumbulluar 22 milionë shikime në vetëm tri javë./KlanKosova
“Prindërit e mi nuk e kanë shikuar serinë, dhe i kam paralajmëruar kundër disa episodeve”, ka thënë Gaddi.
“Ishte e rëndësishme që ta përfshija [në seri] atë që prindërit e kanë bërë për mua. Mendoj që gjërat nëpër të cilat kam kaluar rëndojnë mbi prindërit, dhe pendesa ime më e madhe është që i kam bërë të kalojnë për gjëra të tilla”.
“Nuk mund të bëja asgjë për këtë, por ndihesha keq. S’kisha kah t’ia mbaja, andaj kisha nevojë për nënën dhe babanë”.
“Ata janë shumë të veçantë, dhe kanë qenë në krahun tim. Por njëmend pendohem për shqetësimin që ua kam shkaktuar, e që vazhdon sot e kësaj dite”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing