Një model italian pretendon se u pushua nga ‘Met Gala 2024’ pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar.
Eugenio Casnighi postoi në TikTok një video ku tregon se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili do të zhvillohet mbrëmë në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, pasi pamja e tij u bë virale vitin e kaluar.
Shkak është bërë fakti se ai gjendej pas çdo fotoje të Kylie Jenner.
“Unë u pushova nga puna për shkak se u bëra viral vitin e kaluar”, tha ai.
Duke shpjeguar rolin e tij të mëparshëm, Casnighi shtoi: “Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Kylie Jenner gjithë natën dhe do ta ndihmoja me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”
Arsyeja e pushimit nga puna sipas tij është absurde.
‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjitha për veten, kështu që nuk mund ttë punosh më atje. Na vjen keq’”, ka treguar Eugenio Casnighi, sipas së cilit është e-mail i ardhur nga organizatorët e Eugenio Casnighi.