Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Të Tjera  |  07.05.2024 Ora 7:51   

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore.

Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës. Ky studim arrin në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit. Sipas këtij studimi, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteinë në tru me 21 përqind.

Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Ai ndihmon në pastrimin  e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme.

Skleroza

Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut. Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza. Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, kur jetëgjatësia është më e lartë. Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë.

A ka një kurë për sklerozën?

Për momentin skleroza dhe sëmundjet  e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen. Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve. Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohen këto sëmundje, aq më efikase do të jenë trajtimet dhe medikamentet./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing