Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fansat kritikojnë Disneyland-in për lejimin e Bianca Censorit të thyejë kodin e rreptë të veshjes

Të Tjera  |  23.04.2024 Ora 14:12   
Tifozët kanë vënë në shënjestër Disneyland-in në Kaliforni, për lejimin e Bianca Censorit të ecë nëpër parkun tematik pa këpucë të martën.

Arkitektja australiane, 29 vjeçe, bëri një paraqitje surprizë në parkun argëtues në Kaliforni së bashku me bashkëshortin e saj reper Kanye West, 46 vjeç.

Ndërsa Bianca ishte e mbuluar shumë më tepër se zakonisht, ajo ia doli të shkaktonte bujë duke i mbështjellë pjesërisht këmbët e saj të zbathura dhe kyçet me fasha, shkruan DailyMail.

Sipas rregullave, Disneyland rezervon të drejtën për të mohuar pranimin ose heqjen e çdo personi që ka veshur diçka që kompania e konsideron të papërshtatshme.

Në internet, një përdorues shkroi: “Pse Disney nuk refuzoi hyrjen? Ajo nuk është e veshur siç duhet për një mjedis familjar”.

Një tjetër pyeti: “Pse Bianca lejohet të hyjë atje pa këpucë? Unë mendoj se të tjerët duhet të heqin këpucët sot dhe të shohin se sa prej tyre do të përcillen jashtë”, shtoi një tjetër.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing