Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

E dashura Jeff Bezos kritikohet për fustanin që veshi në Shtëpinë e Bardhë

Të Tjera  |  12.04.2024 Ora 9:27   
Lauren Sanchez, e dashura e miliarderit Jeff Bezos, është kritikuar për veshjen e saj në darkën e Shtëpisë së Bardhë.
Ndonëse, Bezos supozohej të ishte në qendër të vëmendjes së këtij eventi, të gjithë sytë ishin tek e dashura e tij, shkruan DailyMail.

Eventi ku ishte ftuar çifti ishte organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të kryeministrit të Japonisë Fumio Kishid.

Sanchez kishte veshur një fustan të kuq prej sateni si dhe me një korset.

Megjithatë, përdorues të shumtë në rrjetet sociale e kanë kritikuar për veshjen që ajo veshi në eventin e Shtëpisë së Bardhë.
Shumë thanë se fustani që ajo kishte veshur ishte i papërshtatshëm për një event të tillë në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Sanchez nuk kishte treguar respekt.

Madje kishte edhe kritika të atilla më të ashpra drejt të dashurës së miliarderit.

“Me sa duket, paraja nuk mund të blejë shije të mire”, shkroi një përdoruese. “Paraja nuk mund të blejë klasin”, shkroi një tjetër.
“A ka shkuar në një darkë apo në një klub striptizi”, theksoi një përdorues tjetër në rrjetin social X.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing