
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) sot organizon konferencë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, me moton: "Shëndeti im, e drejta ime".
Në këtë konferencë do të marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe akterë të tjerë relevant.
Dita Botërore e Shëndetit, shënohet në gjithë botën nga viti 1950. Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijësimin për një prioritet shëndetësor të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.