Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Plazhi i Pasqyrave ka ngjyrën blu më të theksuar në botë

Të Tjera  |  29.03.2024 Ora 16:33   
Plazhi pasqyrat në Ksamil është renditur si plazhi me ujin me të kaltër në botë. Sipas një studimi të kryer nga “CV Villas”, që analizoi më shumë se 200 imazhe satelitore të plazheve nga e gjithë bota, duke përdorur kodet digjitale të ngjyrave, ka rezultuar se plazhi i Pasqyrave në Sarandë ka ujin më me ngjyrën më të theksuar blu.
Plazhi i Pasqyrave ia kalon edhe plazheve të Greqisë. Ndër 30 plazhet e renditura si më të mirat për nuancën blu, 26 ndodhen në Evropë, me Greqinë që kryeson me shtatë plazhe në listë. Veçanërisht, Paralia Mpouka në Peloponez dhe Kassiopi në Korfuz renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Por në krye të listës renditet plazhi i pasqyrave në Ksamil.
Franca, Portugalia dhe Turqia gjithashtu hynë në top 10, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga Cannon Beach në Oregon, duke u renditur në vendin e 15-të. Destinacione të tjera jo-evropiane të paraqitura në listë përfshijnë Matira Beach në Bora Bora dhe Playa El Doradillo në Argjentinë.
Plazhet me ngjyrën më blu në botë:
1. Pasqyra Beach (Mirror Beach), Albania
2. Paralia Mpouka (Long Beach), Greece
3. Kassiopi, Greece
4. Plage de la Vernette, France
5. Kaputas Beach, Turkey
6. Voulisma Beach, Greece
7. Foki Beach, Greece
8. Praia do Carvalho, Portugal
9. Omprogialos, Greece
10. Los Lances Beach, Spain
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing