
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një studim i kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë pas 10 vitesh në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze dhe renditet si gjuha e huaj e dytë e huaj më e folur pas anglishtes.
Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip.
Sa u përket qyteteve, shqipja flitet më së shumti në Zuerich, Winterthur, Basel e St.Gallen.
Në vend të tretë, si gjuhë e huaj më e folur është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.
Kur bëhet fjalë për gjuhën që flitet në shtëpi, portugalishtja është gjuha e dytë e huaj me 3.6 për qind e popullatës në Zvicër që e flasin në shtëpi, ndërsa shqipja pason me 3.3 për qind.
Gjuha gjermane, franceze dhe italiane janë gjuhët zyrtare që fliten më së shumti në Zvicër. /Telegrafi/