Për sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave. Në jug të vendit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-42 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.