Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria, rekord për përdorimin e energjisë së rinovueshme

Të Tjera  |  18.01.2024 Ora 8:00   

Teksa Bashkimi Europian pret nga vendet anëtare të konsumojnë energji të rinovueshme në masën 42.5% deri në fund të dekadës, sipas Eurostat, Shqipëria ka arritur në nivelin e 44% ende pa qenë pjesë e familjes europiane.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Europa Today’, sipas së cilës vendi ynë i afrohet kampionëve skandinavë të Suedisë.

Besjan Kadiu, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës shpjegon mënyrën se si është përllogaritur ky tregues.

“Ky prodhim mbulon 44% të konsumit të energjisë në vend. Konsumi i energjisë në vend është tërësia e energjisë që përdoret nga të gjithë segmentet e ekonomisë, qoftë nga prodhimi i energjisë, qoftë nga prodhimi i energjisë nga karburantet fosilë”.

Kadiu thotë se vlerësimi i Eurostat konfirmon nismat e ndërmarra vitet e fundit në kuadër të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian për burimet e rinovueshme.

“Kjo arritje ka ardhur si rrjedhojë e politikave dhe strategjive të vendosura nga qeveria shqiptare lidhur me energjinë dhe klimën”.

Vitin e kaluar, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale midis të 27 vendeve të BE-së arriti në 23%, raporton tvklan.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing