Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga 1 janari në Shqipëri do të taksohen edhe disa profesione të reja

Të Tjera  |  25.12.2023 Ora 8:03   

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtarë apo të vetëpunësuarit si profesionistë të lirë nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të jenë pjesë e skemës 15-23% sipas të ardhurave të deklaruara.

Pas miratimit nga qeveria, tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare lista me profesionet që preken nga ky regjim i ri.

Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione, ndër të cilët përfshihen operatorët turistikë, avokatët, kontabilistët, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, shërbimet IT, muzikantët, mjekët, dentistët, sportistët etj.

Për herë të parë pjesë e skemës së re të taksimit, janë edhe personat që përfitojnë të ardhura nga platformat Tik-Tok, Instagram, You Tube, të cilët do të tatohen 15%.

Në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të buxhetit 2024, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se nga taksimi i këtyre profesioneve, buxhetit të shtetit do t’i shtohen plot 30 mln euro.

Sipas tij përfshirja e këtyre profesioneve në sistemin e taksimit ndodhi për shkak se shumë individë ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim./Tv Klan

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing