Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Si karakterizohet një lidhje monotone?

Të Tjera  |  12.12.2023 Ora 8:40   

MONOTONIA LIND NGA SHKËPUTJA E LIDHJEVE TË RESPEKTIT DHE DASHURISË MIDIS DY INDIVIDËVE.

Mungesa e dialogut – Paraqet fazën më negative të një lidhjeje. Të mos dialogësh përbën arsye për pakënaqësi.

Mos përkushtimi i kohës – puna deri orët e vona, përkujdesja e tepërt e fëmijëve, kalimi i kohës vetëm me shoqërinë, rrezikon marrëdhënien me partnerin/partneren.

Mungesa e vëmendjes – Një armik tjetër i madh është dhe mungesa e vëmendjes. Partneri apo partnerja ndihet i lënë mbas dore n.q.s ju nuk shikoni çdo gjë, nuk vëzhgoni ndryshimet, nuk kushtoni vëmendje rreth tij/saj.

Mos kujdesi për veten – Fakti që keni shumë vite së bashku nuk do të thotë që të tregoni parregullsi në disa aspekte të mënyrës së jetesës që bëni. Pamja e jashtme është gjithmonë e rëndësishme.

Mungesa e jetës intime – Me kalimin e kohës fantazitë ngecin, marrëdhënia intime rrallohet. Raporti intim midis dy partnerëve është pak a shumë si uji për jetën, i domosdoshëm në raportin në çift.

Xhelozia e tepërt – Kontrollet e tepërta, mosbesimi në partnerin apo partneren tuaj, çon në fund të një marrëdhënieje.

Mungesa e projekteve të përbashkëta – Mungesa e planeve, qëllimeve të përbashkëta, qoftë edhe planifikimi i pushimeve apo një darkë jashtë, çon në mosfunksionimin e marrëdhënies suaj.

Afërsia e tepruar me familjarët – Detyrimi i partnerit apo partneres pa dëshirë të vizitojë pafund prindërit reciprokë shkakton acarim. E njëjta gjë vlen edhe për shoqërinë apo kolegët tuaj të punës.

Heqja dorë e aktiviteteve së bashku – Fillimi i heqjes dorë nga shumica e argëtimeve së bashku, përfshirë dhe mbrëmjet jashtë, vajtja në kinema apo ambientet me muzikë. E dala rrallë çon në rrezik marrëdhënien tuaj.

Televizioni – Çiftet kalojnë shumë kohë para TV i cili është vrasësi kryesor i pasionit. Një darkë e ngrënë në shoqërinë e TV sigurisht nuk ndihmon në bashkimin tuaj./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing