Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme

Të Tjera  |  07.12.2023 Ora 8:14   

Në rast se ndalojmë për të biseduar me dikë rrugës, të mos mbështetemi pas murit: mund të qëndrojmë edhe mbi këmbët tona. Gjithashtu nuk është diçka elegante t’i mbajmë duart në xhepa.

Disa njerëz kanë zakonin e keq të mbajnë ritmin e një muzike që e dëgjojnë vetëm ata, duke trokitur mbi tryezë me lapsin, çakmakun ose ndonjë thikë të vogël, pa qenë të ndërgjegjshëm se i nevrikosin të tjerët rreth e përqark tyre.

Edhe sikur të marrim pjesë në një diskutim të ndezur, kurrë nuk duhet të prekim ndonjë kopsë të bashkëbiseduesit tonë ose ta kapim për kravate, as nuk duhet t’i rrahim fort shpatullat a ta shpojmë në brinjë me bërryl.

Kur jemi në shoqëri, nuk duhet t’u kthejmë kurrizin atyre që ndodhen pranë nesh. Në rast se jemi të detyruar, nga një rrethanë e caktuar (për shembull se duhet t’i përgjigjemi një pyetjeje), atëherë kërkojmë të falur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing