Çmimi i Bitcoin shkoi në mbi 40 mijë dollarë (rreth 38 mijë euro), për herë të parë këtë vit, në Azi.
Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, kriptovaluta më e madhe në botë, u rrit për më shumë se 4 për qind të hënën, dhe u tregtua deri në 41,520 dollarë, bazuar në të dhënat e Coin Metrics.
Kjo është hera e parë që nga maji i vitit 2022, që Bitcoin ka prekur atë vlerë, dhe tani është rritur më shumë se 145 për qind që nga fillimi i vitit.
Kjo vjen pasi tregu u trondit nga skandalet e shkëmbimit të kriptove FTX, në nëntor të vitit të kaluar.
Muajin e kaluar, themeluesi i FTX, Bankman Fried, u shpall fajtor për të shtatë akuzat penale të ngritura kundër tij, në lidhje me rënien e “perandorisë” së tij të kriptove. /Telegrafi/