Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot do të mbajë protestë, duke filluar në ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze dhe gruaje në Kosovë.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist fton të gjithë në këtë solidarizim mbarëkombëtar.
“Ne shprehim revoltën tonë dhe e paralajmëruam protestën tonë gjithë popullore e cila do të bëhet të martën, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Ju ftojmë të gjithave/ëve në organizim dhe solidarizim mbarëkombëtar. Në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, më 29 nëntor në Prishtinë u vra 30-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli.
Në mesin e të dyshuarve kryesor për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë./telegrafi/