Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Bota  |  28.11.2023 Ora 7:34   

Nëntori i lavdishëm – shqiptarërt festojnë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot, kombi shqiptar feston një nga ngjarjet më kuptimplota në historinë e vet, 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një shekull dhe një dekadë më parë, me një akt trimërie dhe vizioni, Ismail Qemali dhe përfaqësues të tjerë të kombit ngritën flamurin kombëtar në Vlorë, duke shënuar kështu lindjen e një shteti të lirë dhe sovran nga sundimi i Perandorisë Osmane.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.

Sheshet e qyteteve janë mbushur me flamuj kuq e zi që valëvitnin në ritmin e këngëve patriotike dhe zemrave që rrahin për atdheun.

Aktivitetet të shumta janë paraparë për sot në Prishtinë dhe qytete tjera për të festuar këtë 111 vejtor duke filluar nga vendosja e luleve tek monumentet e heronjve kombëtarë dhe fjalime nga zyrtarë të lartë shtetërorë. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing