Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kurseni kohë me truket për tharje të shpejtë të flokëve

Të Tjera  |  22.11.2023 Ora 14:24   
Femrat e dinë shumë mirë se sa e lodhshme mund të jetë tharja e flokëve, veçanërisht nëse i lani flokët çdo ditë.

Zonjat që jetojnë me një ritëm të përshpejtuar të jetës e dinë se sa e vështirë është ndonjëherë ti thani flokët me tharëse, veçanërisht nëse jeni me nxitim për të shkuar në punë dhe keni flokë të gjatë.

Përveç tharëseve, ka edhe furça të përmasave të ndryshme, spërkatës, preparate, forcues flokësh… Lufta me produktet, të gjitha për hir të një modeli të mirë flokësh, mund të zgjasë më shumë seç duhet. Në vijim janë katër këshilla se si t’i thani flokët sa më shpejt dhe ta ruani stilin e flokëve.

Krahas një tharëseje të mirë dhe të fortë flokësh, gjëja më e rëndësishme është të zgjidhni një furçë flokësh të përshtatshme. Materiali nga i cili është bërë furça dhe madhësia e saj janë gjithashtu të rëndësishme. Kur zgjidhni një furçë, blini furça gjysmë të rrumbullakëta, sepse me to do t’i thani lehtësisht flokët e lagur ose do t’i rregulloni flokët e thara.

Para fenirimit, është e nevojshme që flokët të thahen mirë. Rrënjët e lagura të flokëve nuk duhet të vendosen në furçë dhe të trajtohen me tharëse flokësh. Flokët gjysmë të thatë ose pothuajse të thatë, janë më të duhurat për të krijuar një model flokësh.
Para se ta filloni tharjen, trajtojini flokët me preparate që i mbrojnë nga mbinxehja dhe tharja. Këto preparate, përveçse mbrojnë flokët, shkurtojnë kohën e tharjes së tyre.

Sidoqoftë, kohëzgjatja e tharjes dhe stilimit të flokëve sigurisht që varet nga gjatësia, dendësia dhe trashësia e flokëve. Femrat me flokë kaçurrela kanë nevojë për më shumë kohë për t’i tharë në krahasim me ato që kanë flokë të drejtë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing