Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kylie Jenner kritikohet sërish për procedurat estetike, buzët e saj konsiderohen ‘të shtrembëruara’

Të Tjera  |  13.11.2023 Ora 19:47   
Pas daljes së fundit të Kylie Jenner në tepihun e kuq, në rrjetet sociale nisi një diskutim për procedurat e saj estetike, veçanërisht mbushësit në buzët e saj, të cilat i bënin ato të dukeshin ‘të shtrembëruara’ për shumëkënd.

26-vjeçarja mori pjesë në Wall Street Journal Innovators Awards në New York javën e kaluar, e veshur me një fustan të zi të përbërë nga një bluzë e zezë e tejdukshme dhe një fund që e tërhiqte nga prapa.

Megjithatë, një numri përdoruesish në Reddit u kanë rënë në sy buzët e saj, sipas të cilëve duken të shtrembëruara, gjë që nxiti thashethemet e mëtejshme për intervenimet kirurgjikale të fytyrës – shkruan She Finds.

Pavarësisht se ka pranuar se ka pasur mbushës buzësh në të kaluarën, Kylie vazhdon të përballet me kritika për ndërhyrjet që ka bërë. Në një forum kushtuar klanit Kardashian/Jenner, përdoruesit diskutuan pamjen e saj, veçanërisht buzët, të cilat i konsiderojnë ‘të çuditshme’ ose ‘të shtrembëruara’.

“Buza e sipërme është e tmerrshme”.

“Ajo ka bërë diçka të re në fytyrën e saj për t’u dukur kaq e prishur”.

“Ka më shumë varje nga njëra anë. Pyes veten nëse është një problem nervor. Kirurgjia plastike mund të shkaktojë kaq shumë komplikime të ndryshme” – janë disa nga komentet.


Në një video tjetër nga e njëjta ngjarje e postuar në Twitter, Kylie shihet duke folur për Hollywood Reporter, me buzët ‘e shtrembëruara’.

Gjatë një interviste të mëparshme me Wall Street Journal, Jenner pohoi se “kurrë” nuk e kishte bërë zmadhimin e buzëve që ishte një reagim ndaj thashethemeve të mëparshme rreth pamjes së saj. Fillimisht, mohoi se kishte mbushës buzësh, por më vonë pranoi se kishte dhe shprehu keqardhjen që nuk ishte e sinqertë që në fillim.

Jenner vazhdon të pretendojë se të vetmet procedura estetike, të cilave iu është nënshtruar janë mbushja e buzëve dhe zmadhimi i gjoksit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing