Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Si të dukeni shumë më e re me ndihmën e makijazhit

Të Tjera  |  02.11.2023 Ora 18:55   
Kur dëshironi ta rifreskoni pamjen tuaj dhe ‘të hiqni’ disa vite nga fytyra, zbatoni këtë truk.

Shumë femra provojnë mënyra të ndryshme për të rifituar pamjen rinore. Disa iu nënshtrohen korrigjimeve estetike, të cilat shpesh janë të shtrenjta dhe ndonjëherë të rrezikshme për shëndetin.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për të arritur një pamje vizualisht më rinore të fytyrës me një truk të thjeshtë me ndihmën e rimelit. Ja se cilën nuancë rimeli duhet ta përdorni për të hequr një dekadë nga fytyra juaj.

Vjollca është një ngjyrë e ngrohtë, e cila i bën sytë tuaj të duken shumë më të mëdhenj, duke fshehur lëkurën e lëshuar që mund të na bëjë të dukemi më të vjetër se sa jemi.

Nëse bëni një kombinim perfekt ngjyrash, mund ta bëni fytyrën tuaj të duket ndryshe, sytë tuaj më të mëdhenj dhe lëkurën rreth saj më të ndritshme dhe më të shtrënguar.

Ekspertët këshillojnë përdorimin e nuancave vjollcë, sepse kjo ngjyrë është efektive dhe me aplikim inteligjent, më të errët dhe më të lehtë në skaje, do ta bëni fytyrën tuaj të marrë një dimension krejtësisht të ri.

Në vend të kafeve klasike, të cilat janë gjithmonë mbretëresha e vjeshtës, zgjidhni një vjollcë pak më të ndezur dhe do të shihni që fytyra juaj do të marrë menjëherë një pamje ndryshe, më të freskët.

Para se ta aplikoni hijen, është shumë e rëndësishme të aplikoni një pudër të lehtë, të tillë që lëkura juaj do ta përthithë mirë dhe që nuk do të lërë gjurmë, veçanërisht në lëkurën e vjetër, e cila mund të shihet në formën e rrudhave.

Kornizojeni lehtë sytë me laps, më pas aplikoni hijen nga këndi i brendshëm në atë të jashtëm të syrit. Filloni me nuancën më të lehtë, e cila aplikohet në cepin e hundës dhe pak poshtë kapakut të poshtëm. Më pas, me një më të errët, kaloni në qendër të syrit, për t’i dhënë thellësi syrit.

Në fund, në skajin krejt të jashtëm të syrit, aplikoni një hije më të errët, e cila do të nxjerrë në pah syrin dhe do t’i bëjë të gjithë të shikojnë grimin dhe jo defektet në fytyrën tuaj.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing