Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një dyqan bamirësie në Wales u ka kërkuar donatorëve që të ndalojnë së dhuruari lodra “të papërshtatshme”, përfshirë edhe ato të seksit.
Sipas Upit, dyqani që mbledh rroba dhe gjëra nga bamirës doli me reagim duke thënë se po marrin tejet shumë “lodra të përdorura dhe të papërdorura”.
“A mund të jeni të ndërgjegjshëm për ato që i dhuroni pasi ne jemi një shoqatë bamirësie për fëmijë dhe si e tillë kemi një sërë moshash në ekipi tonë të mrekullueshëm vullnetar. Prandaj, ju kërkojmë që të përmbaheni nga dhurimi i ndihmave tuaja martesore, të përdorura dhe të papërdorura”, thuhet në reagimin e dyqanit.
Në reagimin e lëshuar tutje ky dyqan tha se i është mirënjohës secilit donator, por lodrat e seksit “nuk janë në mesin e lodrave që po i kërkojnë si ndihmë”.
Përfaqësuesi i dyqanit në Wales u shpreh se ka nevojë për veshje dhe lodra për fëmijë.