Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Paris Hilton e prekur nga komentet për djalin e saj

Të Tjera  |  25.10.2023 Ora 20:32   
Ylli televiziv Paris Hilton javën e kaluar ka publikuar një fotografi të saj ku shihet bashkë me djalin e saj Phoenix, raporton Fox News.
Disa ndjekës filluan ta pyesin për shëndetin e djalit të saj. Një person kishte pyetur nëse djali kishte një sëmundje që quhet encefalit, që njihet si inflamacion i trurit. Pati edhe të atillë që u tallën me dukjen e të birit të Paris Hiltonit.

Gjatë të hënës, Hilton, ndau trishtimin e saj në lidhje me komentet që shprehnin urrejtje.
“Të jetosh jetën në qendër të vëmendjes, komentet janë të pashmangshme, por të shënjestrosh fëmijën tim, ose të kujtdo tjetër, për këtë çështje, është e papranueshme", ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo gjithashtu në këtë postim ka shkruar se nuk po mund ta përshkruajë me fjalë se sa shumë i është thyer zemra.
“Nëse nuk e postoj fëmijën tim, njerëzit supozojnë se nuk jam nënë e mirë dhe nëse e postoj, ka disa njerëz që janë mizorë dhe shpërndajnë urrejtje", ka shkruar tutje ajo.

Ylli ndër të tjera ka thënë se është një nënë shumë krenare që punon dhe i biri i saj është shumë i shëndetshëm dhe i këndshëm.
"Tërë jetën kam ëndërruar të jem nënë. Phoenixi është bota ime dhe ka qenë bekimi më i madh i jetës sime. Çdo ditë ai më kujton se prania e tij është ajo që ka vërtetë rëndësi. Është e vështirë të kuptosh se ka njerëz të tillë në botë që do të shënjestronin një pafajësi të tillë. Shpresoj se njerëzit mund ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë dashamirësi dhe empati", ka përfunduar ajo.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing