Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Banorët e një qyteti të vogël në Belgjikë kultivojnë kunguj gjigantë, të cilët më pas i gërryejnë dhe i përdorin si varka të vogla për garë në lum.
Gara zhvillohet në lumë me motive të festës së Natës së Shtrigave.
Më shumë se 350 njerëz janë pjesë e garës së Halloweenit në qytetin Kasterlee të Belgjikës, të cilët përdorin kungujt gjigantë si varka.
Gara me kunguj është pjesë e një prej festivaleve më të çuditshme të Evropës e quajtur Regatta e Kungullit.
Kungujt janë rritur në këtë qytet të vogël, 50 kilometra larg nga Antwerpi.
Synimi i tyre është “rritja e kungujve më të mëdhenj në botë”.
Organizatorët përgatisin varkat e kungujve herët në mëngjes, duke zgavruar kungujt gjigantë dhe pastaj i lëshojnë në ujë.
Më pas, 90 ekipe me katër persona hyjnë brenda kungullit dhe garojnë mes vete.
Ngjarja argëtuese, e krijuar në vitin 2008 nga një bashkëpunim midis “Kastelse Kayakklub” dhe “Shoqërisë së Kungullit” me mbështetjen e bashkisë së Kasterlees, tërheq katër deri në pesë mijë njerëz çdo vit, mes tyre konkurrentë, mbështetës dhe thjesht shikues që vijnë nga vende të ndryshme.