Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"Vend i përsosur për pushim fundjave" - The Guardian rendit Pejën në mesin e vendeve që duhet vizituar

Të Tjera  |  25.10.2023 Ora 9:01   

Mediumi prestigjioz britanik, The Guardian ka renditur qytetin e Pejës si një ndër vendet që duhet vizituar, në saje të rubrikës për udhëtime.

The Guardian publikoi një varg të qyteteve evropiane të cilët u propozuan nga një mori lexuesish të mediumit dhe një ndër këto qytete ishte propozuar nga një turist edhe Peja, transmeton Telegrafi.

Ryan Welborn shkroi se Peja është një vend i përsosur për një pushim fundjave në qytet, duke sugjeruar gjithashtu vizita të fshatrave përreth.

“Filloni duke shëtitur qytetin e vjetër dhe duke admiruar trashëgiminë arkitekturore osmane, duke përfshirë urën e Zallçit. Kënaquni me kulturën e gjallë të kafeneve të qytetit”, shkroi Welborn.

“Morëm një taksi disa milje deri te ujëvara e Drinit të Bardhë 25 metra e lartë, e cila zhytet nga Bjeshkët e Nemuna dhe eksploruam shpellën e Radavcit”, potencoi turisti.

Edhe për adhuruesit e natyrës, si për çiklistët dhe alpinistët ai sugjeroi që turistët të vizitojnë edhe Bjeshkët e Nemuna. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing