Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mos u shqetësoni për mendimin e të tjerëve

Të Tjera  |  23.10.2023 Ora 8:42   

Të vendosni të jeni vetvetja, ashtu si në të gjitha ndryshimet e tjera të jetës, kërkon të bëni zgjedhje të vetëdijshme, por edhe të keni kurajë të madhe. Në këndvështrimin personal, shpërblimi do të jetë shumë i kënaqshëm.

NDIQNI INSTINKTIN

Askush nuk e di më mirë se ju për çfarë keni nevojë dhe ç’dëshironi realisht nga jeta. Të gjithë kemi një lloj “sinjalizuesi të brendshëm”, i cili në çdo rast e di se çfarë është më mirë për ne. Të ndiqni instinktin është thelbësore; sigurisht është gjithmonë e drejtë, në disa raste, të dëgjoni këshillat e miqve, familjarëve apo profesionistëve, por në fund duhet të vendosësh gjithmonë në bazë të intuitës.

Të shkoni kundër intuitës është njësoj si të mohoni natyrën; por ato ju bëjnë një njeri të lumtur dhe të shpërblyer plotësisht. Ndaj, bëni gjithmonë atë që ju thotë zemra dhe bëni atë që është më e mira për ju. Vetëm në këtë mënyrë mund të jetosh një jetë në maksimum dhe, mbi të gjitha, sipas kushteve tuaja.

SHPREHNI PERSONALITETIN TUAJ

Shumë njerëz mundohen me çdo kusht të imitojnë dikë, një të njohur, një mik, një familjar apo, më keq akoma, një personazh publik. Kjo sepse është më e thjeshtë të imitosh të tjerët se sa të punosh mbi zhvillimin e afirmimin e personalitetit personal. Kur mundohemi të imitojmë dikë, jo vetëm humbasim një sasi të madhe kohe, por rezultatet që marrim janë vetëm zhgënjim e frustrim, pasi nuk ia dalim të jemi ashtu siç duam.
Nga ana tjetër, afirmimi i vetes, duke kultivuar një stil personal e jetuar sipas shijeve na bënë origjinalë e gjenuinë, si dhe më interesantë në sytë e të tjerëve. Shpalosni vetveten në çdo rast, shprehni talentin, kreativitetin tuaj dhe mos u fshihni pas një personaliteti që nuk ju përket, duke u munduar të jeni ai që në të vërtetë nuk jeni. Në të njëjtën mënyrë, shprehni me krenari edhe dobësitë e vulnerabilitetin tuaj. Mërzia, depresioni dhe mungesa e motivimit janë të gjitha pasoja të një personaliteti të shtypur.

MOS U SHQETËSONI PËR MENDIMIN E TË TJERËVE

Gjykimi i të tjerëve ndonjëherë mund të rëndojë shumë. Sigurisht, njerëzit janë gjithmonë të gatshëm të shprehin mendimin e tyre (edhe nëse shpesh nuk u kërkohet) dhe të japin këshilla sesi duhet të silleni. Por, në çfarë mase të tjerët mund ta dinë atë që është më e mira për ju? Kur zgjedh një rrugë, atë që mendon se është e duhura, mendimet e të tjerëve pak rëndësi kanë, për të mos thënë fare.
Për të qenë vetvetja është e rëndësishme të besoni në zgjedhjet tuaja dhe të mos i hyni një rruge vetëm për të mos zhgënjyer njerëzit që janë pranë jush. Jini të sigurt për veten, për aftësitë tuaja dhe talentin që keni. Braktisni të gjitha pasiguritë që ju transmetojnë të tjerët. Jini krenarë për atë që jeni dhe për udhën që keni nisur të bëni. Vetëm kjo ju lejon të jetoni mirë, pa pasur peshën shtypëse se çfarë të tjerët mendojnë për ju.

MENDONI ME KOKËN TUAJ

Shumë njerëz nuk janë të mësuar të mendojnë vetë dhe të vënë në dyshim ato që shohin, lexojnë apo dëgjojnë. Kështu, shpesh njerëzit pranojnë verbërisht çdo gjë pa pasur një mendim të vetin. Të keni një mendim personal dhe të keni një qëndrim tuajin, është thelbësore për të qenë vetvetja.
Kush mendon me kokën e vet ka aftësinë që t’i shohë gjërat nën këndvështrime të ndryshme dhe të ndryshojë prospektivën, të kërkojë zgjidhje të tjera, të vlerësojë nëse për çdo gjë ekziston një tjetër mundësi, një alternativë më efikase.

JINI TË SINQERTË

Për të qenë vetvetja, nuk ka nevojë të tradhtoni mendimet, por t’i shprehni gjithmonë lirshëm dhe me ndeshmërinë më të madhe. Kjo do të thotë, të jeni gjithmonë të sinqertë në thëniet tuaja dhe të mos fshiheni asnjëherë pas gënjeshtrave për t’u dukur më mirë në sytë e të tjerëve. Shumë shpesh kemi tendencën të gënjejmë edhe për mirësjellje, pasi mbase kemi frikë të ofendojmë dikë.
Sinqeriteti vlerësohet gjithmonë. Mos kini frikë të jeni vetvetja dhe të thoni atë që mendoni edhe kur të tjerët mund të kenë mendim të kundërt nga i juaji. Të jeni të sinqertë me të tjerët është thelbësore, por të jeni me veten tuaj, është edhe më e rëndësishme. Mundohuni të jeni gjithmonë objektivë dhe realistë në atë që bëni dhe mendoni. Duke u fshehur pas iluzioneve e justifikimeve, nuk do të mund të jeni asnjëherë vetvetja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing