Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kungulli i quajtur “Michael Jordan” vendos rekord, peshon 1247 kilogramë

Të Tjera  |  16.10.2023 Ora 9:00   
 

Mësuesi i hortikulturës nga Minnesota, Travis Gienger, ka vendosur një rekord të ri për kultivimin e kungullit më të rëndë ndonjëherë.

Kungulli, të cilit ia ka dhënë emrin “Michael Jordan” sipas legjendës së basketbollit, peshon 1247 kilogramë, raporton agjencia “AP”.

Me këtë kungull Gienger fitoi Botërorin për kungullin më të rëndë që u mbajt në Kalifornia.

“Nuk e prisja këtë. Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Gienger, që është marrë me kultivim të kungujve për gati 30 vjet. Kungulli i tij është më i rëndë se rekordi i Guinnessit prej 1226 kilogramë që e mbante një kungull i kultivuar në Itali.

Gienger për triumfin në Kalifornia fitoi 30 mijë dollarë.

Ai kishte mbjell kungullin më 10 prill dhe shpenzoi 15 mijë dollarë për ta rritur atë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing