Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nëse kryeministri britanik Rishi Sunak ka sukses në miratimin e ligjit që ka prezantuar, do të thotë se një 14-vjeçar sot, kurrë nuk do të jetë në gjendje të blejë ligjërisht cigare në Angli.
Ligji i ri do të ndalonte shitjen e duhanit te të gjithë ata që kanë lindur pas 1 janarit të vitit 2009.
Sunaku ka prezantuar ligjin kundër duhanit në një konferencë të Partisë Konservatore që u mbajt gjatë kësaj jave në Manchester.
Kryeministri ka thënë se çdo vit do të ngrihet mosha për blerje të duhanit.
Ai gjithashtu ka premtuar masa për ta ndalur konsumimin e cigareve elektronike nga të rinjtë.
Ngritja e moshës për shitjen e produkteve të duhanit cilësohet si hap vendimtar në planet e shtetit për gjeneratë pa duhan.
Sipas organizatave të shëndetësisë, konsumimi i duhanit është shkaktari më i madh i kancerit në Angli. Dhe nga duhani çdo vit shtrohen në spitale gjysmë milioni njerëz./koha/