Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Efekti i pushimeve zgjat deri në 10 muaj më pas

Të Tjera  |  09.10.2023 Ora 8:38   

A e dini se disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike për një muaj të tërë e ndonjëherë edhe deri dhjetë muaj më pas?

Ky është përfundimi i një studimi, të drejtuar nga Icahn School of Medicine, i Universitetit të Kalifornisë dhe Harvardit, i publikuar në revistën mjekësore Translational Psychiatry.

Studiuesit zbuluan se mjaftojnë gjashtë ditë larg rutinës së përditshme, në një relaks total, për të shkaktuar ndryshime në nivel gjenetik që çojnë në rënien e stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe në uljen e nivelit të disa proteinave që lidhen me zhvillimin e demencës dhe depresionit

Efekte të tilla ndihen edhe pas një muaji, ndonjëherë deri në dhjetë muaj – pas përfundimit të pushimeve. Nëse gjatë pushimeve ju bëni edhe meditim, përfitimet për shëndetin janë shumë herë më të mëdha.

Pjesë e këtij studimi u bënë 94 femra, me moshë 30 – 60 vjeç. Gjysmës së tyre iu kërkua që thjesht të pushonin në një resort në Kaliforni, ndërsa gjysma tjetër mori pjesë në një program që përfshinte joga dhe ushtrime meditimi.

Më pas iu morën kampione gjaku dhe po ashtu iu bënë pyetje rreth mirëqenies para se të niseshin, një muaj pas pushimeve dhe dhjetë muaj pasi ishin kthyer nga pushimet

Po ashtu u studiua edhe aktiviteti i rreth 20 mijë gjeneve për të parë nëse do të kishin ndryshime pas pushimeve në resort. Tek të gjitha femrat u vërejtën ndryshime biologjike, të lidhura veçanërisht me përgjigjen ndaj stresit dhe funksioneve imunitare.

Te të dy grupet pati përmirësime edhe në nivel psikologjik një muaj më pas, ndërsa grupi që përveç pushimeve bëri edhe meditim, shfaqi më pak simptoma depresive dhe më pak stres deri edhe dhjetë muaj më pas.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing