Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Cilat do të jenë trendët e xhaketave këtë vjeshtë

Të Tjera  |  29.09.2023 Ora 8:58   
 

Trendët e pranverës 2024 janë gjithandej nëpër pasarela dhe po adaptohen prej fashionistave për stilin e përditshëm të veshjeve tranzicionale vjeshtore.

Veshjet tranzicionale kanë përmbajtje pothuajse të njëjtë sa i përket vjeshtës e pranverës për shkak të motit jo stabil që njihet si “as i ngrohtë - as i ftohtë”.

Shtresimet janë kyçe kur vishen për mot të paparashikueshëm, kur nuk është ende sezoni i xhaketave të mëdha që njihen si “puffer” por është njëkohësisht mjaft ftohtë për të pasur nevojë për pak mbulim, ka shkruar “fashionista”.

Tani në përdorim hyjnë stile xhaketash të lehta, që shihen edhe në koleksionet e pranverës 2024.

Ka silueta të njohura dhe tekstile kalimtare si xhaketa më të mëdha në numër, sako, xhaketa të Teksasit, lëkurës, etj. Këtë herë këtyre veshjeve të jashtme brendi Philip Lim ia bashkëngjiti edhe xhaketat me tejdukshme me xhepa prej materialit të organzës (material i hollë, i tejdukshëm).

Xhaketa nga lëkura po duket se është më e preferuara e fashionistave dhe e blogereve. Këtë xhaketë po e shohim kudo nëpër Instagram. Xhaketa e lëkurës në nuanca të ndryshme si kafe, krem, çokollatë, është e qasshme në forma të ndryshme për stilin e çdokujt.

Xhaketat pak më të mëdha në numër janë trendi i dytë në listën e fashionistave. Edhe këto sikur ato të lëkurës vijën në nuanca të ndryshme e janë lehtë të adaptueshme për secilin stil të veshjes.

Xhaketa klasike të Teksasit vijnë si të tretat në listë po ashtu në shumë ngjyra e stile. Përndryshe materiali i Teksasit duket se është më i preferuari i të gjithë dizajnerëve të njohur pasi shfaqet kudo që nga koha kur është zbuluar.

Sakot qëndrojnë në pozicionin e katërt por bazuar në fotografitë e stilit të rrugës të javës së modës ato janë më të preferuarat nga fashionistat e mëdha. Në shumë ngjyra, sakot janë parë mbi supet e grave të veshura më së miri gjatë javëve të modës në Londër, Milan e Paris. Këto do të jenë trendi që vazhdon po ashtu në pranverë pasi brendet si Ulla Johnson dhe Anna Quan i ekspozuan në forma tradicionale.

I fundit dhe më i rëndësishmi është manteli klasik. Një element që i ka qëndruar e kohës e vazhdon të jetë esencial në dollapin e çdo gruaje. Në koleksionet e pranverës janë shfaqur mantelë nga Teksasi dhe lëkura tek brendet si Proenza Schouler. Përderisa tek Puppets and Puppets, Tory Bursh, Sandy Liang dhe Altazura kanë shfaqur mantelë nga sateni, ato që kanë shkuar për t’i parë koleksionet janë veshur me materiale klasike me ngjyra si krem, e gjelbër ulliri, e kaltër e errët dhe ngjyra

 

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing