Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbreti Charles i prekur nga mënyra sesi Franca e nderoi mbretëreshën e ndjerë

Të Tjera  |  22.09.2023 Ora 9:30   
Mbreti Charles pranon se ishte “shumë i prekur” nga mënyra sesi Franca i bëri nderime mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ndërsa fillon një vizitë tre-ditore në vend me mbretëreshën Camilla.

Monarku 74-vjeçar falënderoi presidentin Macron për “bujarinë” që vendi i tij tregoi gjatë periudhës së zisë.

"Bujaria juaj e shpirtit sjell në mendje se si unë dhe familja ime u prekëm kaq shumë nga nderimet e bëra në Francë për nënën time, mbretëreshën e ndjerë, funerali i së cilës u bë një vit më parë. Fjalët e tua zotëri president, në atë kohë, nënkuptonin shumë edhe për ne”, ka thënë mbreti duke falënderuar presidentin francez.

Mbreti mori pjesë në një darkë me Macronin, ku presidenti francez në përgjigje i kujtoi atij sesi njerëzit e vendit të tij i mbanin me përzemërsi si Mbretëreshën Elizabeth ashtu edhe babanë e tij Princin Philip i cili vdiq në prill 2021 në moshën 99-vjeçare gjatë gjithë jetës së tyre.

"Ne mendojmë thellë për të dhe për princin Filip, duke ju mirëpritur këtë mbrëmje", ka thënë Macron gjatë mbrëmjes.
Mbreti më vonë tha se dy shtetet fqinje do të rigjallërojnë marrëdhëniet mes tyre për gjeneratat e ardhshme.

"Duke punuar së bashku, me ambicie dhe vendosmëri, kush e di se deri ku mund të arrijmë. Zoti President, në të gjitha këto ne mund të mbështetemi në miqësinë tonë të fortë, e cila ripërtërihet dhe rigjallërohet me çdo brez të ri".
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing