Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Khloe Kardashian do të aplikojë botoks për ta hequr një shenjë

Të Tjera  |  21.09.2023 Ora 10:01   
Ylli Khloe Kardashian është duke aplikuar botoks në faqen e saj për të hequr një shenjë që i ka mbetur nga intervenimi për largimin e një tumori të lëkurës.

Ajo vitin e kaluar nga faqja ka larguar një melanomë dhe aty i ka mbetur një shenjë prej katër centimetrave. Tani ajo ka filluar me proceset e aplikimit të mbushësve në mënyrë që ta heqë shenjën.

Khloe thotë se ka pritur gati një vit për ta aplikuar botoksin në mënyrë që të ishte e sigurt për ndërhyrjen, shkruan FemaleFirst.
"Prita për më shumë se nëntë muaj për ta bërë këtë. Durimi është gjithçka dhe sigurisht që duhet të sigurohemi që nga ana mjekësore çdo gjë të jetë e sigurt”, ka shkruar ylli në faqen e saj në Instagram.

Tani e tutje asaj i duhet të aplikojë botoks rregullisht.

Khloe ka falënderuar doktorin për largimin e tumorit duke thënë se ai bëri punë të mirë pasi minimizoi shenjën aq sa ishte e mundur.
Ajo ka publikuar edhe fotografi para dhe pas procedurës në mënyrë që të shihej dallimi.

"Dukem e çmendur në këto fotografi por thjesht jam e lumtur që fytyra ime dalëngadalë po kthehet siç ka qenë”, ka shkruar Khloe.
Ajo gjithashtu i këshilloi fansat e saj që të kujdesen për vetën dhe nëse kanë shenja në trup menjëherë të shkojnë t’i kontrollojnë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing