Pothuajse një skelet i tërë dinosauri do të dalë në ankand në Paris muajin e ardhshëm. Camptosaurus 150 milionë vjeçar u zbulua në vitet 1990 në shtetin amerikan të Wyoming.
U emërua Barry sipas Barry James, paleontologut që e gjeti atë. Ekspertët thonë se skeleti është “jashtëzakonisht i ruajtur”. Pritet të arrijë deri në 1.2 milion euro në ankandin e hotelit Drouot më 20 tetor.
Barry daton nga periudha e vonë e Jurasikut dhe është 2.1 metra i lartë dhe 5 metra i gjatë.
Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandit Hotel Drouot, tha se ishte e pazakontë të shihje një skelet të tillë të paprekur dinosauri.
“Kafka është bërë 90 për qind dhe pjesa tjetër e dinosaurit është 80 për qind e përfunduar”, tha Giguello.
Shitjet e fosileve të dinosaurëve janë të rralla dhe një numër i vogël i fosileve të dinosaurëve shiten në mbarë botën çdo vit, megjithëse disa ekspertë kanë shprehur shqetësimin për ekzemplarët që përfundojnë në duar private.
Në muajin prill, një Tyrannosaurus rex u hodh në ankand për herë të parë në Evropë.
Duke folur për BBC në atë kohë, Profesori Steve Brusatte, ekspert i dinosaurëve në Universitetin e Edinburgut, tha se ishte i shqetësuar se skeletet, të cilët janë “shkencërisht shumë të vlefshëm”, mund të “zhdukeshin në kasafortat e koleksionistëve privatë”. /Telegrafi/