Javë më parë, në të gjtihat mediat vendore pothuajse ishte lajm se si dy shqiptare u takuan rastësisht me njëra-tjetrën në skenën e spektaklit “The Voice Australia”.
Bëhet fjalë për trajneren Rita Ora dhe konkurrenten Sihana Haxhnikaj, të cilat nuk hezituan të shprehnin simpatinë e tyre për njëra-tjetrën në audicionet e fshehura.
Me të dëgjuara se është nga Kosova, Rita u entuziazmua shumë kur e pa Sihanën në skenë, e aq më tepër që ajo e ktheu karrigen për të.
Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin tjetër pasues.
Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.
Ky është përndryshe viti i tretë me radhazi që Rita Ora zgjidhet të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.