Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

A e dini kohën më të mirë për të aplikuar deodorant? Mund të habiteni

Të Tjera  |  13.09.2023 Ora 9:17   
Dermatologia Lindsey Zubritsky, e cila ndan këshilla për kujdesin e lëkurës në TikTok, ka treguar disa metoda që mund t’i përdorim.

Një truk i tillë është për kohën më të mirë për ta aplikuar deodorantin, në mënyrë që të jetë më efektiv në parandalimin e aromave të pakëndshme.

Gjegjësisht, ajo tregon se deodoranti nuk duhet të aplikohet në mëngjes, siç bëjnë shumica e njerëzve për të marrë erë dhe për të qenë të freskët gjatë ditës. Dermatologia thotë se nata është koha më e mirë për të aplikuar deodorant.

Po ashtu edhe dermatologë të tjerë ndajnë mendim të ngjashëm, ndaj drejtoresha ekzekutive e International Hyperhidrosis Society, Lisa Pieretti, rekomandon përdorimin e antiperspirantëve në vend të deodorantëve sepse ndalojnë djersitjen, ndërsa deodorantët neutralizojnë aromat dhe bakteret në lëkurë.

“Nëse përdorni një antidjersë gjatë natës, mund të aplikoni deodorant në mëngjes, i cili ndihmon në reduktimin e çdo shqetësimi për erën gjatë ditës”, shpjegon Pieretti.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing