Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shkencëtarët frikësohen se lufta e tretë botërore do të fillojë në hapësirë

Të Tjera  |  12.09.2023 Ora 10:47   
Shkencëtarët po frikësohen se lufta e tretë botërore do të nisë në hapësirë, pasi India zbarkoi në Hënë.

Shteti i Azisë jugore bëri histori muajin e kaluar duke u bërë vendi i parë që me sukses zbarkoi në polin jugor të hënës.

Ekspertët tani janë të shqetësuar se luftë mund të ketë në mes të superfuqive si Rusia, Kina, India dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të drejtat e kolonive në Hënë dhe në planetë të tjerë.

Mineralet që gjenden në Hënë mund të përdoren për krijimin e armëve dhe gjithashtu edhe për prodhimin e karburantit për anijet kozmike, shkruan "DailyStar".

“Përderisa agjencitë në mbarë botën po dëshirojnë në krijojnë bazat e përhershme njerëzore në Hënë, akulli mund të ndihmojë me habitatin dhe mund të përdoret për nxjerrjen e karburantit për anije kozmike që shkojnë në mision në Mars e planetë të tjerë”, ka thënë Dr Dimitria Arti, një astrofizicist në New York.

Në korrik kreu britanik i komandës së hapësirës, Paul Codfay, paralajmëroi se liderët kinezë dhe presidenti rus Vladimir Puttin kanë investuar fshehurazi “miliarda” në udhëtimin në hapësirë në një plan që mund t’ua mundësojë ndërtimin e armëve vdekjeprurëse “kozmike” nga mineralet e nxjerra nga sipërfaqja e Hënës.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing