Tre fustane të princeshës së ndjerë Diana janë shitur për më shumë se 1 milion dollarë në ankandin e mbajtur në Los Angeles.
Fustani i kuq Bruce Oldfield, të cilin Diana e kishte veshur në Londër për premierën e filmit “Hot Shots” në vitin 1991, është shitur për 571 mijë dollarë.
Ky fustan pritej të kapte shifrën nga 200 mijë në 400 mijë dollarë.
Fustani tjetër bardhezi i Catherine Walker të cilin Diana e kishte veshur në një gala mbrëmje në Toronto në vitin 1991 është shitur për 571 mijë dollarë, ndërkaq fustani i tjetër në të zi dhe gjelbër është shitur për 508 mijë dollarë.
Sipas organizatorëve të ankandit, tre fustanet e Dianës nuk janë parë në publik për më shumë se 30 vjet.